Barcelona ka fituar 3-1 ndaj Betis, në sfidën e fundit në shtëpi për këtë sezon. Me titullin kampion të siguruar, katalanasit luajtën pa presion dhe më shumë për të argëtuar tifozët në “Camp Nou”.
Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ishte braziliani Raphinha i cili realizoi një gol shumë të bukur me një goditje direkte dënimi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Barcelonën.
Në minutën e 62-të, Raphinha dyfishon shifrat pas një gafe të Hector Bellerin. Në mintuën e 69-të, Isco penagohet nga Gavi në zonë dhe fiton penallti, të cilën e ekzekuton vetë saktësisht.
Në minutën e 74-të, Joao Cancelo shënon një supergol nga distanca, duke vulosur fitoren e Barcelonës. Katalanasit numërojnë 94 pikë deri tani. Javën e fundit luajnë në transfertë ndaj Valencia. Betis pavarësisht humbjes së sotme, do të luajë në Champions League në sezonin e ri.
The post Barcelona bën detyrën dhe argëton tifozët në “Camp Nou” ndaj Betis (video) appeared first on Telesport.








