Ligue 1 ka mbyllur siparin për këtë sezon, ku sonte janë luajtur ndeshjet e javës së 34-të, që është edhe java e fundit. Derbi i Parisit, mes Paris FC dhe PSG është mbyllur 2-1 për vendasit. Për PSG-në shënoi i pari Bradley Barcola, për ekipin e vogël të Parisit shënoi dopietë Alimani Gory, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Më shuëm se humbja, për PSG-në shqetëson dëmtimi i Ousmane Dembele në pjesën e parë, duke ditur që jemi dy javë para finales së Champions League.
Nuk munguan befasitë në sfidat e tjera, Lyon u mposht në shtëpi 0-4 ndaj Lens. Strasbourg fitoi 5-4 ndaj Moaco. Nantes-Toulouse u ndërpre për shkak të futjes në fushë të tifozëve vendas, duke qenë se ekipi i tyre do të luajë në Ligue 2 në sezonin e ri.
PSG kampione dhe do të luajë në Champions League, bashkë me Lensin e vendin të dytë dhe Lille-n e vendit të tretë. Lyon e mbyll në vend të katërt dhe do të marrë pjesë në fazën play-off në Champions League. Marseille që fitoi sot 3-1 ndaj Rennes do të luajë në grupet e Europa League. Rennes në grupet e Conference League. Monaco mbetet jashtë Europës.
Përsa i përket fundit të renditjes, Nice e mbyll në vendin e 16-të dhe do të luajë në play-out. Nantes dhe Metz bien në Ligue 2.
The post PSG humb derbin e qytetit, Lyon turpërohet në shtëpi. 9 gola të shënuar në Strasbourg-Monaco (video) appeared first on Telesport.








