Kanë përfunduar tre ndeshjet e fundit të javës së 37-të në Serie A. Cremonese ka fituar 0-1 ndaj Udinese në transfertë, falë golit të Jamie Vardy në minutën e 9-të.
Pas një topi të humbur nga vendasit dhe tentativës së parë të Bonazzoli të pritur nga portieri i Udinese, Vardy nuk gabon para portës dhe dërgon topin në rrjetë. Ndeshja mbyllet 0-1 për miqtë. Javën e fundit, Cremonese pret në shtëpi Como-n, ku i duhet me patjetër fitorja dhe të shpresojë që Lecce të mos fitojë ndaj Genoa-s.
5 gola të shënuar në Reggio Emilia në sfidën mes Sassuolos dhe Lecce-s, e cila u mbyll me fitoren e miqve 2-3, falë një goli në shtesë. Për miqtë shënoi dy herë marokeni Walid Cheddira, në pjesën e parë. Për vendasit shënuan Armand Lauriente dhe Andrea Pinamonti. Në minutën e fundit shtesë, Nikola Stulic i futur në vendin e Ylber Ramadanit, shënon golin e tretë dhe të fitores së jashtëzakonshme të Lecce-s, e cila renditet në vendin e 17-të me 35 pikë, 1 pikë më shumë se Cremonese. Në rast se Lecce fiton në javën e fundit ndaj Genoa në shtëpi, mbetet në Serie A.
Në sfidën e fundit, Cagliari fitoi 2-1 ndaj Torinos, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në elitë për sezonin e ri.
The post Lecce fiton në frymën e fundit, goli i Vardy mban ende gjallë shpresat e Cremonese (video) appeared first on Telesport.








