Abdixhiku: Përurimi i Unazës së Brendshme, hap i rëndësishëm për Prishtinën moderne

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar përurimin e Unazës së Brendshme të Prishtinës si një nga projektet më të rëndësishme kapitale për kryeqytetin.

Sipas tij, ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit, lidhjen më të mirë të lagjeve dhe krijimin e një frymëmarrjeje të re urbane për qytetin. Abdixhiku theksoi se investime të tilla i japin Prishtinës ritmin dhe pamjen e një kryeqyteti modern.

Ai shtoi se projektet e mëdha nuk realizohen me zhurmë, por me vizion, punë dhe këmbëngulje.