Vehbi Kajtazi ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet Drenica nga pushteti.
Kajtazi deklaroi në “VV Show” se Komuna e Skënderajt, pjesa që udhëhiqet nga Sami Lushtaku po krahasohet me veriun e Kosovës, gjë që ai e konsideron të papranueshme dhe fyese.
Sipas tij, ekziston një narrativë politike që synon ta paraqesë Drenicën si një zonë që duhet “çliruar” nga Lushtaku, në të njëjtën mënyrë siç është folur për veriun e Kosovës gjatë ndikimit të Milan Radojiçiq.
“Janë duke e krahasu Drenicën, pjesën që e qeverisë Sami Lushtaku, Komunën e Skënderajt, janë tu e trajtu si veriun e Kosovës ky pushtet. Sipas logjikës së tyre, disa e kanë thënë një gjë të tillë, por mënyra se si e targetojnë Drenicën është sipas tyre çlirim nga Sami Lushtaku sepse ai popull nuk është i lirë derisa aty sundon Sami Lushtaku. Siç thonë për veriun, ai popull nuk ka qenë i lirë derisa është sundu nga Millan Radojiçiq. Dhe kjo është shumë fyese, nënçmuese dhe e dënueshme me krahasu Sami Lushtakun me Millan Radoiçiqin”, deklaroi Kajtazi.








