Ardian Gjini e kalon të dielën me rininë fantastike të Gjakovës

Ardian Gjini ka publikuar një postim nga takimi me të rinjtë në Gjakovë.

“Pasdite e mrekullueshme me rininë fantastike të Gjakovës!”, ka shkruar ai në Facebook duke shoqëruar postimin me fotografi nga takimi.

Takimi me të rinjtë vjen në kuadër të angazhimeve dhe aktiviteteve të tij politike gjatë fushatës.

Ardian Gjini do të jetë kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.