Dyshime për eksploziv në një veturë në Korçë, policia e Shqipërisë konfirmon se ishte GPS

Një automjet i parkuar në Korçë është vënë në shënjestër të kontrollit policor, pas dyshimeve për vendosje të një bombe.

Sipas mediave në Shqipërisë, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit, transmeton Klankosova.tv.

Pas verifikimeve të bëra, autoritetet kanë konstatuar se në mjet ishte vendosur një pajisje GPS dhe jo lëndë plasëse, siç ishte dyshuar fillimisht.