Shqipëria e 13-ta në Eurovision, a meritoi më shumë? (VIDEO)

Bullgaria ka zënë vendin e parë në edicionin e fundit të Eurovision Song Contest, ndërsa Shqipëria është renditur në vendin e 13-të me 145 pikë në finalen e madhe.

Shqipëria u përfaqësua nga këngëtari Alis Kallaçi me këngën “Nan”, e cila elektrizoi skenën e festivalit të muzikës që u mbajt në Vjenë.

Por, rezultati i arritur ka hapur diskutime nëse Shqipëria e meritoi këtë renditje në tabelën finale.

Për këtë temë kanë diskutuar në emisionin “Weekend”Klan Kosova, Xheneta Bajgora dhe Elton Tozaj.

A ishte i drejtë vlerësimi i jurisë dhe publikut për këngën shqiptare?

Ndiqni diskutimin në vazhdim: