Në Wembley vendos një gol, Man. City fiton trofeun e dytë për këtë sezon. Chelsea mbetet duarbosh (video)

Manchester City ka fituar trofeun e dytë këtë sezon, pasi mposhtën Chelsea-n 0-1 në finalen e FA Cup të luajtur në mitikun Wembley. Pak javë më parë, mposhtën Arsenalin në finalen e Carabao apo EFL Cup.

Pjesa e parë ishte e qetë nga të dy ekipet. Në minutën e 27-të, Erling Haaland gjeti golin, por që u anullua për pozicion jashtë loje. 45 minutat e para mbyllen 0-0.

E dyta nis më mirë për Man. City. Antoine Semenyo godet me kokë në minutën e 47-të, por topi përfundin mbi traversë. Në minutën e 58-të, te Chelsea pretendojnë për një prekje të topit me dorë brenda zonës nga ana e lojtarëve të City-t dhe kërkojnë penallti, por arbitri vazhdon lojën normalisht.

Në minutën e 66-të, ka një kontakt në zonë dh Joao Pedro rrëzohet, duke kërkuar penallti. Arbitri vazhdon sërish lojën normalisht. Finalja u zhbllokua në minutën e 72-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Haaland, ishte Antoine semenyo që shënon një gol spektakolar.

Në minutën e 73-të, Enzo Fernandez kishte shansin e artë të barazonte shifrat, por nuk u tregua i saktë në momentin e fundit. Në minutën e 84-të, Man. City i afrohet golit të dytë, por goditja e Matheus Nunes përplaset në shtyllën e djathtë. Finalja mbyllet 0-1 për Man. City, që fiton kështu trofeun më të vjetër të futbollit në Angli dhe jo vetëm.

SHIKOGOLIN

The post Në Wembley vendos një gol, Man. City fiton trofeun e dytë për këtë sezon. Chelsea mbetet duarbosh (video) appeared first on Telesport.