Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, është detyruar që të regojë për një fotografi të montuar të tijën me ish-deputeten Duda Balje.

Tahiri thotë se s’ka pasur ndërmend që të merret me një gjë të tillë, por thotë se një mik i tij i ka thënë se është dashur t’ua sqarojë më shumë se 20 personave që ajo fotografi s’është e vërtetë.

“Sot, pas 2 jave po e postoj të vërtetën rreth fotos së manipuluar me kolegen deputete, Duda Balje.

Edhe pse nuk e kam pasur plan të merrem me këto goditje të ulëta, një mik i mirë më kontaktoi dhe më tha se rreth 20 persona është munduar t’ua shpjegojnë se fotoja e publikuar ishte lajm i rremë, por prapëseprapë nuk kanë besuar.
Miq,

Kjo është e vërteta. Dëgjojeni dhe shiheni vetë”, ka shkruar Tahiri.