Pas takimit me Haxhiun, Kos shkon në Qeveri për takim me Kurtin

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka përfunduar takimin me U.D. Presidenten Albulena Haxhiu.

Menjëherë, zyrtarja e lartë e BE-së u nis për takim me kreun në detyrë të ekzekutivit, Albin Kurti.

Para objektit të Qeverisë, Kos u prit miqësisht nga Kurti.

Pas takimit, pritet të mbahet një konferencë për media mes dyve.