QKUK: 25-vjeçari në gjendje koma, pasi u plagos mbrëmë në Prishtinë

25-vjeçari, Harbin Vitija është plagosur mbrëmë vonë në Prishtinë.

Ai pas plagëve që ka marrë është dëgjuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më konkretisht në Kliniken Intensive.

“Po është kryer një intervenim kirurgjik. Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i kyçur për aparatura mjekësore dhe i varur nga aparaturat”, ka thënë në një prononcim për IndeksOnlinen, Shaqir Uka- shef i mjekimit intensive.

Detaje për këtë rast, mbrëmë kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana.