Njësia Speciale në Skenderaj, reagon Mërgim Lushtaku

Pas incidentit në Skenderaj sonte Njësia Speciale e Policisë u panë në këtë qytet.

Shumë qytetarë janë mbledhur para statcionit të Policisë duke kërkuar largimin e Njësisë Speciale.

E për këtë reagoi Mërgim Lushtaku nga PDK

Shkrimi i tij:

Gjithçka që po shohim sonte në Skënderaj është skenografi e këtij regjimi autoritar. Disa policë me maska, pa asnjë nevojë, vetëm për të shërbyer si një polici politike e private e Albin Kurtit.

Gjithsesi, respekt për uniformën që mbajnë. Shumë gjak është derdhur në tokën e lavdishme të Drenicës që një ditë ta kemi shtetin dhe policinë tonë.