Të shtëna armësh në Bregun e Diellit, dyshohet për një të plagosur rëndë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë në Bregun e Diellit në Prishtinë të enjten në mbrëmje.

Paparaci mëson se i plagosuri është Herbin Vitia.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë publike, ndërsa njësitet policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë veprimet intensive hetimore.

Nuk dihen ende motivet e incidentit, derisa pritet që gjatë orëve në vazhdim të ketë më shumë detaje nga organet kompetente.