Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për sulmin fizik ndaj kryetari të Degës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehana të enjten gjatë ditës.
Mehana dhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes kanë akuzuar kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun për këtë sulm.
Mirëpo Mehana pretendime për sulme fizike kishte bërë edhe në vitin 2018 kur Skenderajn e drejtonte Bekim Jasharin.
Ai në vitin 2018 në rrjetin social Facebook kishte shkruar se është sulmuar, siç pretendonte atëherë, nga “njerëz të kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari”.
Mehani kishte shkruar se ishte sulmuar edhe asamblisti Malsor Bejta.
“Është sulmuar fizikisht asamblisti Malsor Bejta, gjithashtu ka pas tentim për sulm fizik edhe ndaj meje nga njerëz të kryetarit, Bekim Jashari. Po bëhen gjysmë ore që jam në polici dhe askush nuk më pyet. Deri kur kështu o njerëz?”, kishte shkruar Mehani në “Facebook”.
Atëherë policia e Kosovës, kishte konfirmuar rastin.
“Çka mund të ju them tani është që e kemi pranuar si rast sulmi. Ankuesit janë në stacionin policor. Tani pritet që policia të fillojë hetimet”, kishte thënë Fexhrie Pllana, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Sot gjatë ditës, kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të degës së LVV-së në atë komunë, Hysni Mehani.
Lushtaku thotë se etiketat “Sami Serbia” nuk i toleron, prandaj edhe reaguan.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, shkruan ai.








