Al Nassr-Al Hilal lë pas El Clasicon dhe vendos rekordin e frikshëm

Derbi i fundit mes Al Nassr dhe Al Hilal i ndarë në barazim 1-1 ka vendosur një rekord të frikshëm shikueshmërie, duke theksuar dhe njëherë tjetër rritjen e ndjeshme të futbollit saudit.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediet vendase, derbi Al Nassr-Al Hilal u ndoq nga 1.2 miliardë tifozë në të gjithë botën, duke tejkaluar edhe El Clasicon e fundit, e cila u ndoq nga rreth 800 milionë tifozë.

Nuk është hera e parë që ndeshjet derbi në Arabinë Saudite arrijnë nivele shikueshmërie të jashtëzakonshme duke lënë pas disa nga supersfidat e futbollit europian. Padyshim merita kryesore për këtë është e emrave “big” të transferuar në vitet e fundit Si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Joao Felix etj.

The post Al Nassr-Al Hilal lë pas El Clasicon dhe vendos rekordin e frikshëm appeared first on Telesport.