Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka deklaruar se incidenti i sotshëm në Skenderaj është një skenar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Beqës, Mehani ka shkaktuar nxitje qytetare tash e disa kohë me shkrimet e tij në Facebook.
“Nëse e shikoni çka shkruan ky (Hysni Mehani) në Facebook, ky shtin nxitje qytetare. Me lexu të çon deri te një luftë qytetare. Ky nuk është i vetëdijshëm se çfarë shkruan në profilin e tij dhe unë nuk e di pse nuk i ka ndodhur deri më tani dhe jam shumë i bindur që ky e ka nxitur situatën dhe jam i bindur që kjo ka ndodhur me skenar të Albin Kurtit që të përfitojë politikisht”, ka thënë Beqa në T7, transmeton Paparaci.
Sa i përket mos reagimit të PDK-së deri më tani, Beqa ka thënë se distancohen nga çdo akt dhune, por që fillimisht nuk e dijnë se kush e ka shkaktuar dhunën.









