Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, sonte janë të ftuar në Rubikon me Adriatik Kelmendin, në Klan Kosova.
Në intervistën e parë ekskluzive pas bashkimit, binomin Osmani-Abdixhiku do të keni mundësi ta ndiqni me fillim nga ora 20:45.
Dyshja do të shpalosin planin dhe idetë e tyre në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Autori i emisionit, Adriatik Kelmendi shkroi se Osmani dhe Abdixhiku për herë të parë bashkë, flasin me hollësitë më të vogla dhe krejtësisht hapur për bashkimin në listën e LDK-së, kritikën ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe planet për të ardhmen.








