Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se i ka shkaktuar dhunë psiqike nënës së tij.
Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.








