Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjetën dhe sekuestruan substanca narkotike të dyshuara të llojit marihuanë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Policia ka arrestuar një mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit dhe bastisjes në banesën e tij janë gjetur 58.04 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një telefon celular dhe 730 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 13.05.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit të tij dhe në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 58.04 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe një telefon celular dhe 730 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.









