Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një vizitë shtetërore dy-ditore në Kinë, ku në agjendë ka çështje si tregtia, teknologjia, Tajvani dhe Irani.
Ai u prit në Pekin me ceremoni dhe brohoritje, por nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe u nis direkt për në hotel.
Gjatë vizitës e shoqëruan edhe familjarë të tij dhe biznesmeni Elon Musk.









