Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet për posedim të narkotikëve.
Sipas forcave të rendit, pas dyshimeve të bazuara janë kryer kontrolle në banesën e të dyshuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar substancën narkotike.
“Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4.61 gr. Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 53.43 gram (sasia e substancës narkotike në total prej 58.04 gramë e cila me vlerë të tregut është rreth 600-700 euro).”, thuhet në njoftim.
Aty thuhet se gjithashtu është sekuestruar një telefon dhe monedha në prerje letre në shumën prej 730 euro.
Sipas policisë, me autorizim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.









