Real Madrid i është rikthyer edhe njëherë pistës së Kenan Yildiz. Florentino Pérez e sheh sulmuesin turk si lojtarin ideal për të forcuar sulmin e Real Madridit për sezonin 2026/27, duke e konsideruar atë një aset strategjik afatgjatë.
Drejtuesit e “Los Blancos” e kuptojnë se për të bindur bordin e Juventusit, ata duhet të paraqesin një propozim që shkon përtej konsideratave thjesht financiare, duke përfshirë lojtarë që përshtaten në projektin e ri të bardhezinjve.
Real Madrid është gati të sakrifikojë dy lojtarë si Brahim Diaz dhe Gonzalo Garcia për “kokën” e Kenan Yildiz. Anësori maroken dhe sulmuesi spanjoll pëlqhehet shumë nga trajneri Luciano Spalletti, por duket e vështirë që Juventus të sakrtifikojë një yll si Kenan Yildiz në këtë rast.
The post E BUJSHME: Real Madrid me propozim të çmendur për Juventusin. Dy lojtarë në këmbim të Kenan Yildiz appeared first on Telesport.









