Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet rreth vdekjes.









