Të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat në disa zona mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.









