U la jashtë top 10-shes, Hoti: Numri i vetëm që ka rëndësi është ai i LDK-së

Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të mediave se ka mbetur jashtë top 10-shes së listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish-deputeti tha se numri i vetëm që ka rëndësi për të është ai i LDK-së.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”, ka thënë ai.

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Financave, është lënë jashtë top dhjetë emrave të parë në listën zgjedhore të LDK-së, sipas raportimit të portalit Nacionale.

Hoti raportohet se është renditur i 11-ti në listë.