Partia Demokratike e Kosovës i ka lënë jashtë listës kandidatët që në zgjedhjet e kaluar u dyshuan për manipulim me vota.
Shefi i Degës së PDK-së në Prziren, Shaqir Totaj bëri të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jenë të përfshirë Nait Hasani, Fetah Paçarizi, e të tjerët që u përfshinë në rastin e manipulimit të votave.
“Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës, ndërsa në zgjedhjet tjera kur të qartësohet në aspektin ligjor të rikthehen në detyrat e tyre… Procesi si i tillë ka qenë i komprometuar dhe ne natyrisht që do reflektojmë”, ka thënë ai në T7.









