Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Krasniqi ka falënderuar qytetarët për besimin e treguar ndër vite, teksa ka bërë thirrje që në këto zgjedhje të mbështetet LDK-ja.
“Pas shumë diskutimeve dhe reflektimeve personale, kam vendosur që kësaj here të mos jem pjesë e garës për kandidate për deputete. Falënderoj pafundësisht strukturat e LDK-së në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën për mbështetjen, respektin dhe besimin e vazhdueshëm ndër vite. Për mua, kjo ka qenë gjithmonë vlera më e madhe politike dhe njerëzore”.
“Si nënkryetare e degës në Vushtrri, do të vazhdoj të punoj pa u ndalur për fitoren e LDK-së, për forcimin e strukturave tona dhe për rikthimin e besimit qytetar tek vizioni rugovian që i duhet Kosovës më shumë se kurrë. Bashkë do të angazhohemi që më 7 Qershor ta rikthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës në krye të punëve. Edhe pse kësaj here nuk do të jem pjesë e listës zgjedhore, përkushtimi im ndaj LDK-së mbetet i palëkundur. Besoj fuqishëm se LDK është esenciale për shtetin e Kosovës dhe do të vazhdoj të kontribuoj me të njëjtin ideal, energji dhe përgjegjësi politike”, thuhet në reagimin e saj.
View this post on Instagram









