Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshje verbale.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:03. Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë përleshur mes vete, duke pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“Veternik, Prishtinë 11.05.2026-20:03. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.









