Furlani mbledh drejtuesit: “Të bashkuar për Champions-in”. Milani futet në “karantinë”…

Pas humbjes së rëndë ndaj Atalantës dhe protestës së ashpër të tifozëve në “San Siro”, administratori i deleguar i Milanit, Giorgio Furlani, zhvilloi dje një mbledhje në “Casa Milan” me drejtuesit dhe stafin kuqezi.

Qëllimi ishte të përcillej mesazh besimi, mbështetjeje dhe uniteti në një moment delikat të sezonit. Dy ndeshjet e ardhshme ndaj Genoa dhe Cagliari konsiderohen vendimtare për garën drejt Champions League dhe për të shmangur një sezon zhgënjyes.

Mesazhi i klubit ishte i qartë: “Të qëndrojmë të bashkuar, të kemi besim dhe të punojmë të gjithë në të njëjtin drejtim”. Ndër vendimet e marra ishte edhe futja e skuadrës në grumbullim në Milanello duke nisur nga e mërkura.

Në takim mori pjesë edhe Igli Tare, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri mungoi fizikisht, por pati kontakte të vazhdueshme me drejtuesit. Klubi vazhdon t’i japë besim dhe mbështetje teknikut italian.

 

The post Furlani mbledh drejtuesit: “Të bashkuar për Champions-in”. Milani futet në “karantinë”… appeared first on Telesport.