Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar mbajtjen e mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm.
Ky takim partiak i AAK-së vjen vetëm një ditë para përfundimit të afatit për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë, e cila duhet të dorëzohet në KQZ më së largu deri nesër para mesnatës.
Në mbledhjen e KP të AAK-së pritet të diskutohen edhe përgatitjet finale për Kuvendin Zgjedhor të partisë.








