Mauro Icardi festoi titullin e katërt radhazi me Galatasaray, pas fitores ndaj Antalyaspor. Sulmuesi argjentinas, me kontratën që i skadon më 30 qershor, thuhet se është pranë largimit si lojtar i lirë.
Pas muajve të vështirë për shkak të dëmtimit në ligamentin e kryqëzuar dhe problemeve ligjore me ish-bashkëshorten Wanda Nara, argjentinasi reagoi në Instagram për çështjen e vajzave të tij, Isabella dhe Francesca.
“Edhe ju jeni pjesë e gjithçkaje, princeshat e mia të bukura. Kanë dashur të na ndajnë me akuza të rreme. Janë përpjekur të na largojnë nga njëri-tjetri me gënjeshtra”, – shkroi ai, duke iu referuar polemikave të muajve të fundit, përfshirë akuzat për keqtrajtim dhe çështje financiare.
Më tej Icardi sulmoi sistemin gjyqësor: “Kanë krijuar distancë mes nesh duke përdorur një sistem gjyqësor të papërshtatshëm. Dashuria e vërtetë nuk njolloset, nuk blihet dhe nuk shkatërrohet. Nuk kam dyshuar asnjë ditë për lidhjen tonë”.
Në fund, sulmuesi theksoi: “Çdo betejë dhe çdo rikthim pas rënieve ka qenë falë jush. Ju dua me gjithë shpirt dhe do të jem gjithmonë pranë jush”.
The post Icardi sulmon Wanda Narën dhe sistemin gjyqësor: Prindërimi nuk blihet dhe shkatërrohet, vajzat janë pjesë e imja appeared first on Telesport.









