Analisti Visar Ymeri ka thënë se partitë opozitare duhet ta dërgojnë vendin në zgjedhje sa herë që u jepet mundësia, pasi kjo, sipas tij, është në interesin e opozitës.
Ymeri në “VV Show” tha se çdo mazhorancë synon ta mbajë pushtetin sa më gjatë, duke përmendur se edhe qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti kishte vepruar njësoj.
Ai kritikoi opozitën për mënyrën si po e trajton situatën politike, duke thënë se po bie në “grackë”, ndërsa shtoi se opozita duhet të tregojë se nuk i nënshtrohet Kurtit dhe se është e vendosur ta ndalë “kapjen e shtetit”.
“Partitë opozitare sa herë që të munden me qu vendin në zgjedhje ish dasht me qu vendin në zgjedhje. Është interesi i tyre. Interesi i pushtetit, mazhorancës me majt pushtetin sa më gjatë që munden. E ka mbajt qeverinë e kaluar Albin Kurti. Këta, unë spo e kuptoj pse po bijnë në këtë grackë kur këta në njëfarë mënyre po mundohen me kallzu qysh këta janë kanë të interesun mos me shku në zgjedhje e Albin Kurti është kanë i interesum me shku në zgjedhje. Ti duhesh me i kallzu Kurtit, nuk e ka dasht këta.. Jam dakord këtë me shpjegu. E dyta, na nuk i nënshtrohemi Kurtit, na jemi të interesum mos me lanë Kurtin me kap shtetin dhe do të mundohemi me mish e me shpirt me ndal këtë”, theksoi Ymeri.









