Shpenzimet janë të mëdha për pacientët, kur bëhet fjalë për blerjen e barnave jashtë spitalore.
Këtë e pranon edhe vetë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Klan Kosova.
Megjithatë, ky bëri të ditur se nga kjo barrë financiare, do të lirohen qytetarët, pasi që me bërjen e Ligjit të ri për Sigurimet Shëndetësore, mundësohet kontraktimi edhe ma barnatoret.
Madje, zbatimi i rimburësimit të ilaçeve, po mendohet të nisë shpejt.
E për shoqatën e të drejtave të pacientëve, një praktikë e tillë konsiderohet e gabuar.
Madje, nga PRAK theksojnë se kjo nuk do të ndikojë në kualitetin e shërbimeve shëndetësore dhe për me tepër qytetarët do të ngarkohen me një taksë shtesë.
Shoqata e të drejtave të pacientëve kërkon që fillimisht të krijohet një pako bazë për ofrimin e shërbimeve.









