Vazhdojnë tensionet në LDK, kacafytje në një nëndegë në Ferizaj

Një kacafytje ka ndodhur gjatë një kuvendi zgjedhor në nëndegën e LDK-së në Ferizaj.

Ky Kuvend është konsideruar ilegal nga disa anëtar të LDK-së. Ata kanë thënë se nuk janë lejuar vëzhguesit nga kryesia qendrore.

Po ashtu, ata kanë akuzuar Muharrem Sfarqën për manipulime si dhe kanë thënë se kryesia e degës nuk është njoftuar dhe Kuvendi po mbahet me 15 veta.

Siç ka treguar një anëtar i LDK-së, statusi i kësaj partie thotë se 31 veta duhet të jenë të pranishëm për tu mbajtur Kuvendi.

“Aty ku humbe i ndërprenë kuvendet. Mban kuvende ilegale. Nuk e njoftoi kryesin e degës as banoret. Mban kuvende me 15 veta. Edhe pse statuti i LDK-së thotë që duhet minimumi 31 veta të jenë të pranishëm dhe banoret të njoftohen me herët. Ky nuk njofto askënd”, ka thënë ky anëtar i LDK-së për lajmi.net.