Këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka folur lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e LDK-së, lidhur me sulmin e organizuar kibernetik dhe fushatën e koordinuar të manipulimit digjital ndaj komunikimit publik të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe thirrjes së tij për ‘tubimin e bashkimit’.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Çollaku tha se flitet për rreth 40 mijë profile të rrejshme që qarkullojnë në rrjete sociale, transmeton Klankosova.tv.
“Fokusi i këtij sulmi hibrid me teknologji ruse është Vjosa Osmani”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Ai bëri thirrje që qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e këtyre profileve të rrejshme, ndërsa bëri thirrje që Prokuroria të nisë hetimet.








