Al-Khelaifi i mahnitur pas yllit të PSG: “Ishte i vdekur, por luftoi”

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë fjalët më të mira për Khvicha Kvaratskhelia pas fitores me Bayern. Sipas tij, gjeorgjiani është lojtar special.

PSG e mbylli gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 6-5 kundër bavarezëve.

“Kvaratskhelia ishte i vdekur, por vazhdoi të luftonte kundër Bayernit”, u shpreh presidenti i PSG-së.

“Kemi një ekip madhështor. Një ekip të ri që lufton së bashku. Ylli është ekipi. Të gjithë luftojnë. Shikoni minutat e fundit, Kvara ishte i ‘vdekur’, por vrapon, lufton. Kjo është futbolli. Ky është Paris Saint-Germain. Ky është ADN-ja e PSG-së”.

The post Al-Khelaifi i mahnitur pas yllit të PSG: “Ishte i vdekur, por luftoi” appeared first on Telesport.