Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Sot në fshatin Greiçec të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60.

Në këtë ngjarje u kujtuan ushtarët e Brigadës 60, konkretisht pjesëtarët e njësisë diversante-vëzhguese, të cilët vepronin nën komandën e komandantit Jetullah Qarri, i njohur me nofkën “Guri”.

Gjatë ceremonisë u vendosën edhe lule pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Shaqir Tërshani./Klankosova.tv