Osmani: Qytetarët më kthyen në LDK

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se qytetarët ishin ata që e bindën për t’u kthyer në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një video në rrjetet sociale, Osmani ka shfaqur disa qytetarë që i bënin thirrje që të kthehej në LDK.

Sipas saj, këto thirrje e bindën që të kthehet në partinë e vjetër.