Një grua në Suharekë është sulmuar nga kunata e saj.
Një grua është sulmuar fizikisht nga kunata e saj në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima pas sulmit ka pranuar tretmant mjekësorë derisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunata e saj, e dyshuara femër K-Shqiptare. Viktima me 01.06.2019 ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport.