Sezoni aktual ka qenë më i vështiri për Chelsea-n të paktën në 25 vitet e fundit. “Blutë” pritet të pësojnë shumë ndryshime gjatë verës, ku do të ketë afrime të reja, por edhe sigurisht shumë largime.
Një nga lëvizjet më të befasishme mund të jetë largimi i Enzo Fernandez, i cili ka pasur një sezon me shumë luhatje, ku nuk kanë munguar kritikat e vazhdueshme ndaj tij. Fernandez ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon.
Përveç interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit ndaj tij, për Enzo Fernandez janë në garë edhe dy rivalët kryesorë të “Bluve”, Arsenal dhe Manchester City. 25-vjeçari argjentinas do të mirëpritej krahëhapur si nga Pep Guardiola te City ashtu edhe nga Mikel Arteta tek Arsenal.
Vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për të jetuar në Madrid, duke nënkuptuar transferimin te Real Madrid. Megjithatë, te Chelsea llogarisin shërbimet e Enzo Fernandez për sezonin e ri dhe nuk e mendojnë largimin e tij. Në rast se ndodh largimi, do të jetë vetëm për një ofertë mbi 120 milionë euro.
The post Jo vetëm Real Madrid, betejë trepalëshe për Enzo Fernandez. Argjentinasi mund të behet “tradhtari” më i madh te “Blutë” appeared first on Telesport.









