Neuer: Fatkeqësisht goli ynë erdhi pak vonë, na mungoi instinkti vrasës në sulm

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, komentoi eliminimin ndaj PSG në Champions League: “Nuk e kishim atë instinkt vrasës në sulm sonte. Ndoshta nuk patëm shumë raste të pastra, por sigurisht që kishim mundësinë për ta fituar ndeshjen. Ishim pranë finales, por nuk ia dolëm. Nëse do të kishim shfrytëzuar një moment kyç dhe të shënonim golin, historia do të ishte ndryshe.

Fatkeqësisht goli ynë erdhi pak vonë. Stadiumi ishte me ne, edhe ne ishim plotësisht në lojë, por nuk ishim mjaftueshëm të mprehtë në zonën e tyre. Të dyja skuadrat luajnë me intensitet shumë të lartë, mund të kishte edhe dy ose tre gola të tjerë.

U përpoqëm të shkonim drejt portës me presion të mirë dhe tranzicione të shpejta. Sigurisht, ndjesia kryesore në këtë moment është zhgënjimi, por ne kemi ende një finale për të luajtur dhe mezi presim të shkojmë në Berlin”.

The post Neuer: Fatkeqësisht goli ynë erdhi pak vonë, na mungoi instinkti vrasës në sulm appeared first on Telesport.