Sot, më 7 maj përfundon afati për partitë politike në Republikën e Kosovës që ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen apo edhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Po, sot më 7 maj përfundon edhe afati për deklarimin e partive politike në rast të lidhjes së koalicioneve parazgjedhore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon zbatimin e planit dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 7 qershorit.
Ndërkaq, të mërkurën u bë e ditur ka filluar procesi i verifikimit të qendrës së votimit!
Për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen më 7 qershor 2026, votuesit tashmë mund të verifikojnë dhe ndryshojnë qendrën e tyre të votimit.
Verifikimi dhe ndërrimi i qendrës së votimit bëhet përmes: Platformës së KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org/ dhe Zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve
Afati për ndërrimin e qendrës së votimit është deri më 17 maj 2026. Qendrën e votimit mund ta ndryshoni vetëm brenda komunës suaj.
KQZ tashmë ka miratuar edhe listën e qendrave të votimit në këto zgjedhje. Numri i qendrave të votimit do të jetë 949, prej tyre 911 do të shërbejnë për votim të rregullt, ndërkaq 38 të tjera në secilin komunë do të organizohet votimi me kusht.









