Juventus pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku ekipi aktual do të pësojë shumë ndryshime. Një nga emrat e kërkuar me ngulm nga Luciano Spalletti është mesfushori difensiv i Napolit, Stanislav Lobotka.
Sllovaku i konsideruar si “truri” i mesfushës së Napolit është një njohje e vjetër e Spallettit, që nga koha kur drejtoi napolitanët. Duke qenë se sllovaku hyn në vitin e fundit të kontratës me napolitanët dhe deri tani nuk ka pranuar rinovimin, largimi i tij është shumë i mundshëm këtë verë.
Për të mos rrezikuar largimin e tij falas një vit më pas, Napoli është i “detyruar” ta shesë këtë verë. Vlera në treg e Lobotka është 15 milionë euro, sipas Transfermarkt.
The post “Truri” i Napolit, zbulohet kërkesa e parë e Spalletti-t për merkaton e verës appeared first on Telesport.









