Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me një video-mesazh, iu është drejtuar diasporës.
“E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot – ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor, ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar.
Për gjatë pesë viteve që isha në Presidencë, pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë pikërisht takimet me ju, pritjet për ju, diskutimet me ju, festimet e përbashkëta për të arriturat tona të përbashkëta e ndarja e dhimbjes në momentet e rënda – si një familje që s’ka kush e ndan sepse kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës.
E mbatë gjallë në momentet më të rënda, e ringritët atëherë kur ishte e rrënuar e i dhatë shpresë atëherë kur duhej më së shumti.
Edhe tani, do ta bëjmë së bashku.
Siç e kam thënë edhe kur vendosa që 28 dhjetori data e zgjedhjeve të kaluara, sa më afër e kemi mërgatën në çdo vendim, aq më e fortë do të jetë Kosova sepse ne jemi krenarë me ju.
Kosovën e kemi të përbashkët pavarësisht ku jetojmë.
Regjistrohuni, votoni, ndikoni. Ju dua shumë.”









