Kvaratskhelia zbulon idhullin e tij: Që fëmijë e adhuroja, ia shkrova emrin në fanellë

Khvicha Kvaratskhelia vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë në Champions League, duke shkëlqyer me PSG (18 gola dhe 9 asistime). I njohur si “Kvaradona” për ndikimin e tij te Napoli, gjeorgjiani ka zbuluar se idhulli i tij nuk ka qenë as Cristiano Ronaldo, as Zinedine Zidane apo Karim Benzema, por Guti.

“Kur isha fëmijë, e adhuroja Guti. Më pëlqente mënyra si e mendonte lojën dhe pasimet e tij. Madje kisha një fanellë ku ia kisha shkruar vetë emrin me marker”, – tregoi ai për DAZN.

Edhe Guti konfirmoi raportin mes tyre: “Kemi shkëmbyer mesazhe dhe fanella. Jam shumë i lumtur për rritjen e tij”. Sipas spanjollit, Kvara është “një lojtar i madh, që driblon dhe ka instinkt goli. Kur ndihet mirë, është top”.

The post Kvaratskhelia zbulon idhullin e tij: Që fëmijë e adhuroja, ia shkrova emrin në fanellë appeared first on Telesport.