Arsenali në finale, por Rooney e kritikon: E tepruat, festoni kur ta fitoni Champions-in

Pas kualifikimit të Arsenalit në finalen e Champions League, ish-sulmuesi Wayne Rooney ka kritikuar festimet e skuadrës londineze. Arsenali mposhti Atlético Madridin 1-0, me golin e Bukayo Saka, që vendosi gjithçka në “Emirates”, dhe siguroi biletën për finalen në Budapest.

Megjithatë, pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi i Mikel Arteta u panë duke festuar me tifozët. Kjo nuk i pëlqeu Rooney, i cili u shpreh për “Prime Video Sport”: “E meritojnë të jenë këtu, por nuk e kanë fituar trofeun ende. Mendoj se festimet janë pak të tepruara. Festoni kur ta fitoni Champions-in!”

Nga ana tjetër, Arsène Wenger e mbrojti skuadrën, duke thënë se emocionet janë normale pas një arritjeje të tillë, por theksoi se fokusi duhet të kalojë menjëherë te finalja dhe trofeu.

 

The post Arsenali në finale, por Rooney e kritikon: E tepruat, festoni kur ta fitoni Champions-in appeared first on Telesport.