Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë.

Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Ajo ka thënë se për detaje do të njoftojnë më vonë.