Në ndeshjen e fundit të Udineses në Friuli ndaj Torino, ku fitoi 2-0, Milan kishte dërguar skautët e saj për të ndjekur nga afër një lojtar më rëndësi të madhe për kuqezinjtë, të cilët synojnë ta transferojnë në verë.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin danez Thomas Kristensen, i cili përveçse tregoi një formë fantastike gjatë ndeshjes shënoi edhe golin e dytë që vulosi fitoren e Udinese ndaj Torinos. Nuk është hera e parë që Milan ndjek nga afër qendërmbrojtësin 24-vjeçar, i cili ka treguar një formë të mirë të qëndrueshme këtë sezon.
Nicolo Schira zbulon se emri i Kristensen është në listën e drejtuesve të Milanit për ta tarnsferuar gjatë verës. Vlera në treg e lojtarit është 12-15 milionë euro. Danezi është nën kontratë me Udinesen deri në vitin 2028 dhe largimi i tij nuk do të jetë i lehtë dhe për më pak se 15 milionë euro.
The post Një emër i ri del në skenë për qendrën e mbrojtjes të Milanit. Kuqezinjtë e “spiunuan” në ndeshjen e fundit appeared first on Telesport.









