Ish-politikani dhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se e ka pritur në kafenenë e tij, ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka nisur parafushatën për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Krijuesi i hitit “Takimi sikur në ëndërr” ka thënë se e priti presidenten “tonë të nderuar e të dashur për qytetarët tanë, gurbetqarët, motrat, zonjat e nënat tona”.
Labin ka zbuluar edhe detaje të bisedës me Osmanin. Ka thënë se Osmani në fund i ka thënë “më thirr” në gjuhën angleze, nëse është në telashe, teksa e ka porositur që rinia të mos e lëshojë Kosovën.
“Presidentja më la një amanet: me tha ‘Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e lëshoni vendin, por vetëm CALL ME”, ka treguar Tahiri për “amanetin” e Osmanit.
“Call me” i kishte bërë me dorë edhe Trumpi në drejtim të Osmanit kur ajo ishte e pranishme në formimin e Bordit të Paqes.
Postimi i tij:
CALL ME
Sot pata knaqesi ta pres në vizitë te Noma në lagjen Panorama Residence, presidenten tonë të nderuar e të dashur për qytetarët tanë, gurbetqarët, motrat, zonjat e nënat tona
znj.Vjosa Osmani
E nderuar presidente, faleminderit që na vizituat qytetin tonë, një vend i fortë në ekonomi, politikë, mjekësi dhe arsim.
Ju e dini që ne kemi politikanë, biznesmenë mjekë e mësimdhënës të përkushtuar për qytetin dhe shtetin si për shendetin, ekonomine dhe arsimin për rininë dhe qytetarin tonë.
Të dashur bashkombas; ta dini se; presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të laluaren, me një fushatë me moral politik , kombetar e nderkombetar.
Faleminderit nga zemra për vizitën dhe për stafin tuaj. Me presidenten ishin të pranishem edhe e nderuar, Melisa Haradinaj ish ministre e jashtme e Kosovës dhe kandidatët ferizajas të cilë janë në garë për deputet..!
Presidentja ma la një amanet: me tha: Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e leshoni vendin por vetem CALL ME
Me respekt
Labi Kosovës e Shqipërisë









